Koronavirusi nuk i ndalë kosovarët, rreth 70 persona u mblodhën në një aheng në Istog

  • G.G /
  • 17 August 2020 - 13:06
Koronavirusi nuk i ndalë kosovarët, rreth 70 persona u mblodhën në një aheng në Istog

Është inicuar rast ndaj një personi në Istog pasi ka organizuar aheng familjar ku ishin të ftuar rreth 70 persona.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Istog. I dyshuari kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit për shkak se kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë i cili në familjen e tij kishte organizuar aheng familjar në të cilin kishin qenë rreth 50-70 persona. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit  procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)