Top 7 lajmet kryesore nga bota në lidhje me pandeminë, 17 gusht 2020

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 14:11
Top 7 lajmet kryesore nga bota në lidhje me pandeminë, 17 gusht 2020

Sipas CNN, këto janë lajmet e fundit në lidhje me pandeminë Covid-19; se çfarë po ndodh në Zelandën e Re, rastet e reja të identifikuara në vendet si SHBA, Indi, Japoni e shumë të tjera, mund t’i lexoni më poshtë.

Koreja e Jugut: Identifikohen 197 raste të reja pozitive me Covid-19 gjatë ditës së djeshme në Korenë e Jugut.Vendi, po përjeton një rritje të rasteve në tre ditët e fundit e deri më tani, janë 15,515 raste me Covid-19 të konfirmuara.

SHBA: Mbi 42,000 raste të reja janë raportuar në SHBA dhe 571 viktima vetëm gjatë ditës së Diel.Sipas, Univeristetit Johns Hopkins, deri më sot janë 5,403,361 raste të konfirmuara dhe 170,052 viktima.

Japonia: Për të katërtën ditë radhazi, Japonia shënon mbi 1,000 të infektuar.Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë të identifikuara 56,379 raste dhe 1,112 viktima.

India: Numri i viktimave në Indi ka arritur mbi 50,000.Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.Që nga pandemia e deri më tani, India ka 2.6 milion raste, ndërsa 1.9 milion janë të shëruar.

Zelanda e Re: Zelanda e Re shtyn zgjedhjet e përgjithshme për katër javë për shkak të rritjes së papritur të rasteve pozitive në vend.Vendi me 5 milion banorë, për 102 ditë nuk kishte asnjë raste të raportuar deri javën e kaluar, ndërsa sot janë 58 raste aktive.Kryeministrja Jacinda Ardern njoftoi se zgjedhjet do të shyhen deri më 17 tetor.

Kina: Në Kinë, rastet vazhdojnë të transmetohen ende.Vetëm gjatë ditës së djeshme, janë identifikuar 22 raste pozitive në vend.Në total janë 84,849 të infektuar që nga fillimi i pandemisë.

Meksikë: Më shumë se 4,000 raste dhe 214 viktima janë shënuar në Meksinë, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm në 522,162 të rasteve, ndërsa 56,757 të viktimave.

(Kosova Sot Online)