Dështimi i Qeverisë me pandeminë koronavirus po e shndërron Kosovën në një Vuhan të dytë në qendër të Ballkanit

Dështimi i Qeverisë me pandeminë koronavirus po e shndërron Kosovën në një Vuhan të dytë në qendër të Ballkanit
Dështimi i Qeverisë me pandeminë koronavirus po e shndërron Kosovën në një Vuhan të dytë në qendër të Ballkanit

Ragip Guraziu

  • 17 August 2020 - 07:40

Shkruan: Ragip Guraziu

“Shifrat po vazhdojnë të luhaten vetëm me disa plusa dhe minusa simbolik, por nuk ka një trend të zvogëlimit të rasteve të reja me të infektuar e as të rasteve të vdekjes nga kjo pandemi. Këtë po e them jo vetëm duke u bazuar në tabelën e publikuar nga profesori amerikan, ku janë të dhënat deri në datën 11 gusht 2020, por edhe në raportet ditore që po zbardhen nga institucionet tona shëndetësore në baza ditore. Përgjegjësia këtu ka adresë, kjo ka të bëjë me papërgjegjësinë maksimale të kësaj qeverie në menaxhimin e situatës. Pavarësisht kësaj, numri i rasteve të vdekjeve nga COVID në Kosovë ka qenë i lartë edhe në të dhënat e publikuara nga IKSHP, ku ishin dhjetëra persona të vdekur. Dikush këtu e ka shndërruar pandeminë në një lojë baskebolli, nga Ministri apo nga politika, derisa ajo që po shihet dhe po preket me dorë, Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Kryeministri Hoti, e ka humbur tërësisht ballafaqimin me këtë situatë kundrejt Pandemisë. Dyshimet po lindi nga më të ndryshmet, edhe për korrupsion, nga të cilat dyshime po humbet besimi i qytetarëve ndaj institucioneve, humbje kjo e besimit që sa po vjen e po rritet, derisa rastet tragjike të vdekjes po shtohen”.

Sipas situatës të krijuar në Kosovë nga Covid-19, qeveria e ka humbur tërësisht ballafaqimin me këtë situatë. Tani po rrezikon Kosova të shndërrohet në një model të rrezikshëm të zgjerimit të pandemisë së koronavirusit, në një Vuhan të Ballkanit, derisa Qeveria e ka humbur tërësisht ballafaqimin me këtë situatë e cila po përshkallëzohet duke dalë tërësisht jashtë kontrollit, duke u renditur vendi i parë në botë për numrin e vdekjeve si pasojë e pandemisë nga Covid-19. Kështu po i hakmerret Kosovës edhe papërgjegjësia e madhe politike që e zvarriti bërjen e ligjit për Pandeminë- antikovid dhe futjen e tij në zbatim për shkak të shpërfaqjes së inateve politike që mbizotëruan në grupin parlamentar të LDK-së kundër propozimit të hershëm të këtij ligji nga Vjosa Osmani. Janë tepër shqetësuese, por faktikisht janë të vërteta, shifrat që i ka publikuar Themeluesi dhe Drejtori i Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol, i cili është edhe profesor i mjekësisë molekulare, e që në llogarinë e tij zyrtare në tvitter ka publikuar një tabelë në të cilën janë paraqitur të dhënat për rastet e vdekjeve nga COVID-19 nëpër botë, e ku sipas tabelës, Kosova renditet e para për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë, e ndjekur nga Peru, Bolivia, Meksika dhe Panamaja Madje Kosova për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë e ka lënë prapa edhe Amerikën e cila renditet në vendin e 9-të. Shifrat po vazhdojnë të luhaten vetëm me disa plusa dhe minusa simbolik, por nuk ka një trend të zvogëlimit të rasteve të reja me të infektuar e as të rasteve të vdekjes nga kjo pandemi. Këtë po e them jo vetëm duke u bazuar në tabelën e publikuar nga profesori amerikan, ku janë të dhënat deri në datën 11 gusht 2020, por edhe në raportet ditore që po zbardhen nga institucionet tona shëndetësore në baza ditore. Përgjegjësia këtu ka adresë, kjo ka të bëjë me papërgjegjësinë maksimale të kësaj qeverie në menaxhimin e situatës. Pavarësisht kësaj, numri i rasteve të vdekjeve nga COVID në Kosovë ka qenë i lartë edhe në të dhënat e publikuara nga IKSHP, ku ishin dhjetëra persona të vdekur. Dikush këtu e ka shndërruar pandeminë në një lojë baskebolli, nga Ministri apo nga politika, derisa ajo që po shihet dhe po preket me dorë, Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Kryeministri Hoti, e ka humbur tërësisht ballafaqimin me këtë situatë kundrejt Pandemisë. Dyshimet po lindi nga më të ndryshmet, edhe për korrupsion, nga të cilat dyshime po humbet besimi i qytetarëve ndaj institucioneve, humbje kjo e besimit që sa po vjen e po rritet, derisa rastet tragjike të vdekjes po shtohen”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".