Valle e tallava në bikini në lumin e Shalës, pandeminë s’e bëri hesap kurrkush

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 14:29
Valle e tallava në bikini në lumin e Shalës, pandeminë s’e bëri hesap kurrkush

Në Lumin e Shalës, në Shqipëri, duket sikur nuk ka diçka të quajtur rrezik nga virusi. Qindra turistë që kanë shkuar kryesisht nga Kosova, kanë vallëzuar e kënduar, duke thyer çdo masë mbrojtëse kundër pandemisë.

Shumë turistë kosovarë kanë vizituar këtë fundjavë Lumin e Shalës në Fierzë të Shqipërisë.

Në një video që e ka realizuar një nga vizitorët të dielën, që e ka siguruar media shihet se një numër i madh i turistëve janë argëtuar, duke kërcyer valle në bikini.

Aty shihet se nuk është respektuar asnjë masë për parandalimin e përhapjes së virusit.

(Kosova Sot Online)