Kur ia sheh hajrin tulave: Djaloshin e shpëtoi barku pa rënë në pusetë

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 09:04
Kur ia sheh hajrin tulave: Djaloshin e shpëtoi barku pa rënë në pusetë

Një kinez me mbipeshë zbuloi se barku i tij i madh i doli shpëtimtar – pasi u rrëzua në një pus.

28 vjeçari i identifikuar vetëm si Liu, u bllokua në pusin e familjes së tij pasi theu një dru që ishte përdorur për ta mbuluar pusin në fshatin Fuliudian në provincën Henan.

Një video zyrtare e shërbimit të zjarrfikësve atje, i shpërndarë në rrejte sociale, tregoi se si burri pa këmishë kishte pritur me durim me krahët e kryqëzuar.

AI qëndroi në atë mënyrë derisa banorët e zonës e shikuan ekipin prej të paktën pesë zjarrfikësish që i lidhnin një litar të fortë rreth belit për ta “shpëtuar” nga pusi, pa asnjë lëndim.

Shërbimi i zjarrfikësve e kishte vlerësuar peshën e tij rreth 226 kilogramë dhe thanë se ai kishte mbijetuar për shkak se ishte “shumë i trashë” për të rënë poshtë, sepse dukej se kishte kërcyer mbi drurin që e mbulonte pusin.

(Kosova Sot Online)