I riu që u vra mbrëmë në Shkodër është futbollist i njohur, dyshohet se u ekzekutua nga kampioni...

  • G.G /
  • 18 August 2020 - 10:06
I riu që u vra mbrëmë në Shkodër është futbollist i njohur, dyshohet se u ekzekutua nga kampioni...

I riu i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në Shkodër, 23-vjeçari Gledis Kraja, rezulton që të ketë qenë ish-futbollist i ekipit të Vllaznisë deri para disa vitesh.

Ai u ekzekutua me breshëri automatiku, teksa po lëvizte me makinë, duke gjetur vdekjen më vonë në spital.

Si të dyshuar për krimin, policia ka shpallur në kërkim shokun e tij Sebastjan Smakaj, i cili rezulton kampion i arteveve marciale.

Ai është shpallur kampion në vitin 2015, në kategorinë e “Taekwondo” për peshën 80 kilogramë.

Dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, ku i riu me origjinë nga Lezha u ekzekutua teksa po udhëtonte me makinën e një shoku të tij tip “Ford”, në lagjen “Daniel Matlija”.

(Kosova Sot Online)