Hyri me veturë në fushën e futbollit, arrestohet burri nga Vitia

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 10:22
Hyri me veturë në fushën e futbollit, arrestohet burri nga Vitia

Policia ka arrestuar një person në Viti, pasi kishte hyrë me veturë në një fushë futbolli.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Viti, njofton policia.

I dyshuari ka shkaktuar dëme materiale në fushën e futbollit në të cilën ka hyrë me veturën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me veturën e tij kishte hyrë në një fushë futbolli duke shkaktuar dëme materiale”, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)