“63 vjeçare në vijën e frontit me pandeminë”, Vjosa Osmani publikon fotografi të nënës së saj

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 12:00
“63 vjeçare në vijën e frontit me pandeminë”, Vjosa Osmani publikon fotografi të nënës së saj

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka publikuar sot një fotografi të nënës së saj, e cila është me profesion infermiere.

Osmani në Facebook ka shkruar se nëna e saj, 63 vjeçare është në vijën e frontit në luftën për shëndetin tonë.

“Mami, 63 vjeçare, në vijën e frontit në luftë për shëndetin tonë, bashkë me mijëra infermierë, mjekë e punonjës shëndetësor të cilët rrezikojnë veten për ne. Mbani maskat, distancën e higjienën që të shpëtoni jetë. Në këtë betejë, duhet të jemi bashkë me punonjësit shëndetësor e t’i ndihmojmë ata e gjithë shoqërinë tonë të dalim fitimtarë”, ka shkruar kryetarja e Kuvendit.

 

Mami, 63 vjeqare, në vijën e frontit në luftë për shëndetin tonë, bashkë me mijëra infermierë, mjekë e punonjës...

Publiée par Vjosa R. Osmani sur Mardi 18 août 2020

(Kosova Sot Online)