Rrëfehet Çun Lajçi: Si i bleu këngëtari librat e mi

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 12:20
Rrëfehet Çun Lajçi: Si i bleu këngëtari librat e mi

Tërë qenien dhe jetën ia dedikoj skenës artistike të vendit e popullit të tij, që një ditë ta ketë vendin dhe trajtimin e merituar.

Mirëpo, aktori i mbi 200 roleve në film e teatër, nuk e kishte menduar kurrë se do të vinte dita që vendi i tij do ta harronte në kohën kur ai ka nevojë më së shumti.

“Derisa Çuni të jetë gjallë, nuk do të vdesë arti i tij”, kështu thotë Çun Lajçi, të cilën këto ditë kemi pasur rastin ta shohim në një pozitë tjetër dhe që menjëherë ka ngjallur reagim dhe diskutim.

Tash e disa ditë, Lajçi po bënë shitjen e veprave të tij letrare nëpër sheshet kryesore të komunave të Kosovës, duke dashur kështu të shpreh një rebelizëm ndaj gjithë situatës dhe trajtimit që ju bëhet artistëve në vendin tonë.

(Kosova Sot Online)