Putin, Merkelit në telefon: Çdo ndërhyrje në Bjellorusi është e papranueshme

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 12:34
Putin, Merkelit në telefon: Çdo ndërhyrje në Bjellorusi është e papranueshme

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka paralajmëruar kancelaren gjermane, Angela Merkel se secila përpjekje për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Bjellorusisë do të jetë e papranueshme, është thënë të martën nga Kremlini.

Çfarëdo përpjekje e tillë do të sjellë përshkallëzim të krizës politike në Bjellorusi, i ka thënë Putini Merkelin përmes një telefonate, raporton Reuters.

Alexander Lukashenko, lideri i Bjellorusisë, të martën u ka dhënë medalje zyrtarëve policorë, që e kanë ndihmuar në shtypjen e protestave të mëdha në këtë shtet për largimin e tij.

(Kosova Sot Online)