Pasuria e grave të liderëve kosovarë, ja gruaja e kujt është më e pasura

  • G.G /
  • 18 August 2020 - 15:06
Pasuria e grave të liderëve kosovarë, ja gruaja e kujt është më e pasura

Mësohet se gruaja e cilit politikan kosovarë është më e pasura.

Edhe sivjet në Agjencinë Kundërkorrupsion zyrtarët e shtetit kanë deklaruar pasuri të majme, si shtëpi, banesa, toka e gjëra tjera të vlefshme.

Por çfarë pasurie kanë gratë e liderëve të shtetit?

Bashkëshortja e Albin Kurtit, ka të ardhura më të larta se të gjitha gratë e liderëve të tjerë kosovarë.

Norvegjezja në Institutin që përfiton 46 mijë e 990 euro në vit, si dhe është pronare e një banese në Oslo në vlerë 400 mijë euro, raporton klan kosova.

Ajo ka një kredi në vlerë 242 mijë euro për 25 vite për ta shlyer, kurse në bankë ka të kursyera 9 mijëe 650 euro.

Kredi ka edhe Lume Thaçi, gruaja e presidentit Hashim Thaçi. Ajo ka 10 mijë euro borxh për të blerë një veturë, ndërsa shiti një tjetër po 10 mijë euro për të blerë modelin Audi Q3.

Ajo ka të kursyera vetëm 2 mijë e 141 euro.

Banesë e as veturë nuk ka gruaja e kryeministrit Avdullah Hotit, e cila punon në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Ajo ka kursyer 1 mijë e 904 euro.

Të ardhura më të mëdha ka Anita Haradinajt gruaja e Ramush Haradinajt.

Ajo merr 7 mijë e 920 euro në vit nga puna në RTK, kurse nga kompania “Elsig” 12 mijë euro dhe nga 1 mijë euro në muaj merr edhe nga një agjencion i marketingut.

Kurse Violeta Veseli, gruaja e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, e cila paguhet 16 mijë e 640 euro në vit nga kompania “Cobit Pc”, si dhe pagë si profesoreshë e gjermanishtes në vit 3 mijë e 234 euro.

Është pronare e një banese në vlerë 97 mijë euro.

(Kosova Sot Online)