Lexoni edhe:
Bilanci i fundit: 219 të shëruar dhe 141 raste me Covid-19 në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë 6 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus. Ndërkohë janë raportuar edhe 141 raste të reja me Covid-19. Kështu kanë njoftuar zyrtarë të ISHPK’së.
Megjithëkëtë, janë shëruar nga koronavirusi edhe 219 persona të tjerë. Ndërkohë për 24 orë janë bërë 494 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratorët private.
Bilanci i fundit: 219 të shëruar dhe 141 raste me Covid-19 në KosovëLexoni edhe:
Numri total i rasteve pozitive është 11.686 raste nga 44.927 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 416 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 219 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.708.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Kamenicë, Kaçanik, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Viti.
(Kosova Sot Online)