Ministria drejtohet nga Kuçi i AAK’së, por Veliu takon zëvendësin e tij që e ka bashkëpartiak

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 15:33
Ministria drejtohet nga Kuçi i AAK’së, por Veliu takon zëvendësin e tij që e ka bashkëpartiak

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e ka anashkaluar sot ministrin e Ekonomisë, Blerim Kuçin kur e ka thirrur për takim koordinues në MPB, zëvendësin e tij, Muharrem Sfarçën.

Veliu ka shkruar në Facebook se bashkë me zv.ministrin Sfarca kanë biseduar për situatën e përgjithshme dhe zbatimin e masave për menaxhimin e parandalimin e pandemisë.

“Bashkë diskutuam edhe për punët që po bëhen në të dy ministritë dhe u pajtuam që të punojmë për gjetjen e formave dhe mundësive të bashkëpunimit në mes të MPB-së dhe MEA-së që janë me interes qytetar. ”, ka shkruar ai.

 

Neë takim me zeëvendeësministrin e Ministriseë seë Ekonomiseë dhe Ambientit, Muharrem Sfarcëa, biseduam për situatën e...

Publiée par Agim Veliu sur Mardi 18 août 2020

(Kosova Sot Online)