Preshevasit i marrin paratë e pandemisë, 200 mijë iu shkuan nga Kosova

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 15:43
Preshevasit i marrin paratë e pandemisë, 200 mijë iu shkuan nga Kosova

Kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i transferimit të mjeteve te qytetarët e kësaj komune në vlerë prej 750 mijë euro.

Përmes një shkrimi në Facebook, Arifi ka thënë se këto të holla do të jenë ndihmë për të prekurit nga pandemia.

“Plot 750’000 Euro dhe për herë të parë në historikun e vendit tonë ndihma shtresave të prekura nga pandemia: 681 përfitues nga bizneset familjare, 849 bujq, 953 studentë, 1661 pensionista, mjete për familjet në asistencë sociale, ndërsa për herë të parë ua rritëm pagat punëtorëve të shtëpisë së shëndetit si dhe ndërmarrjes higjieno-teknike “Moravica”, ka shkruar ai.

I njejti ka thënë se 200 mijë euro nga këto të holla janë marrë nga Qeveria e Kosovës, të ndara në kohën sa në krye të ekzekutivit ishte Albin Kurti.

“Burimi i mjeteve mbi gjysmë milioni Euro nga buxheti i Komunës së Preshevës dhe 200 mijë nga Qeveria Kurti e Republikës së Kosovës”, tha ai.

 

Ndjej kënaqësi të veçant që sot ka përfunduar procesi i transferit të mjeteve tek qytetarët e Komunës së Preshevës....

Publiée par Shqiprim Arifi sur Mardi 18 août 2020

(Kosova Sot Online)