Sekretari i NATO’s deklarohet për telefonatën me Hotin, i përmend edhe bisedimet e Brukselit

  • A.P /
  • 18 August 2020 - 17:01
Sekretari i NATO’s deklarohet për telefonatën me Hotin, i përmend edhe bisedimet e Brukselit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shkruar në Twitter pas bisedës telefonike që pati me kreun e Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hotin.

Stoltenberg ka deklaruar se e mirëpret  se përparimin në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian “si mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje politike të qëndrueshme”.

Ai tha se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti për çështjen e dialogut dhe rëndësinë e misionit të NATO-s, KFOR, për ruajtjen e sigurisë dhe luftimin e pandemisë së COVID-19 në Kosovë.

Për bisedën telefonike të Hotit me Stoltenberg kanë shkruar sot edhe nga zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media.

(Kosova Sot Online)