13 punëtorë shëndetësorë të spitalit të Gjilanit të infektuar me Covid-19

  • A.P /
  • 18 August 2020 - 22:04
13 punëtorë shëndetësorë të spitalit të Gjilanit të infektuar me Covid-19

Është rënduar gjendja në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, pasi nga COVID-19 janë prekur edhe punëtorë shëndetësorë të këtij spitali.

Drejtori klinik i këtij spitali, Dr. Ukshin Ismaili, ka bërë të ditur e aktualisht janë 13 punëtorë shëndetësorë që janë të infektuar me coronavirus.

 “Për momentin janë të infektuar 13 punëtorë shëndetësorë. Ju urojmë shërim të shpejtë dhe rikthim në vendet e punës. Personeli shëndetësorë përballet çdo ditë më sfidën e quajtur COVID-19, por besojmë që do t’ia dalim”, ka thënë Ismaili.

Ai ka konfirmuar se që nga fillimi i përballjes me pandeminë, janë infektuar 38 punëtorë shëndetësorë, 12 prej të cilëve janë mjekë, 20 infermierë dhe 6 persona të tjerë që janë staf ndihmës.

(Kosova Sot Online)