Apeli i komunës së Prishtinës: Ju lusim, sot mos kaloni nga kjo rrugë

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 09:36
Apeli i komunës së Prishtinës: Ju lusim, sot mos kaloni nga kjo rrugë

Segmenti i rrugës “Agim Ramadani” prej udhëkryqit të rrugës “Karl Gega” deri tek udhëkryqi i rrugës “Eqrem Çabej”, në kryeqytet sot do të jetë i mbyllur për qarkullim prej orës 08:00-12:00.

Gjatë kësaj kohe do të kryhen punimet në asfaltimin e këtij aksi rrugor.

“Ju lusim që të planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

(Kosova Sot Online)