Bill Clinton hedh akuza të rënda mbi Donald Trump-in

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 09:44
Bill Clinton hedh akuza të rënda mbi Donald Trump-in

Ish presidenti amerikan Bill Clinton, ka thënë se presidenti amerikan Donald Trumop, nuk është i aftë për ta bërë punën e tij. Ai ka akuzuar tutje Trumpin si person që qëndron me orë të tëra duke shikuar TV dhe duke qëndruar në rrjete sociale, në vend se të lufton pandeminë Covid-19, shkruan Daily Mail.

“Nëse ju doni një president që përcakton punën duke kaluar me orë të tëra në ditë duke shikuar TV dhe zaptuar njerëz në media sociale, ai është njeriu juaj,” tha Clinton gjatë fjalimit të tij në natën e dytë të Konventës Kombëtare Demokratike, të mbajtur të martën.

Ndryshe  sipas një orari privat të Presidenti Trump, të publikuar vitin e kaluar ishte raportuar se ai kalon disa orë në ditë duke shikuar televizion.

Trump po ashtu disa herë në ditë bën cicërima në Tëeeter,  e  shumicën prej tyre iu referohet lajmeve që transmeton në rrjetet e preferuara të lajmeve Fox Neës dhe OAN.

(Kosova Sot Online)