Vdekje e dyshimtë në Postën e Kosovës: Punëtori u gjet i vdekur gjatë orarit të punës

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 10:00
Vdekje e dyshimtë në Postën e Kosovës: Punëtori u gjet i vdekur gjatë orarit të punës

Një person është gjetur i vdekur dje rreth orës 14:20 në Prishtinë.

Personi në fjalë është punëtor i Postës së Kosovës i moshës 54-vjeçare, dhe rasti ka ndodhur në objektin qendror të Postës në Prishtinë.

Një dëshmitar (punëtor tjetër i Postës) ka thënë për Reporteri.net se e ka dëgjuar një zhurmë nga zyra e tij, dhe kur ka dalë e ka parë të shtrirë punëtorin pa shenja jete.

Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin si vdekje e dyshimtë.

(Kosova Sot Online)