Fillon qarkullimi Gjilan-Prishtinë pas protestës së transportuesve

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 10:44
Fillon qarkullimi Gjilan-Prishtinë pas protestës së transportuesve

Ka filluar qarkullimi i linjës Gjilan-Prishtinë, pas protestave të transportuesve të Gjilanit. Puna ka filluar në të gjitha linjat e mëhershme.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga Komuna e Gjilanit.

“Komuna e Gjilanit njofton se transportuesit publik të udhëtarëve kanë ndërprerë protestën dhe kanë filluar punën, duke ofruar shërbime për qytetarët e Gjilanit me rrethinë në të gjitha vijat që ishin pezulluar më parë”, thuhet në njoftim.

Në një takim në mes të drejtoreshës së Zhvillimit Ekonomik në Gjilan, shoqatës së transportuesve “Anamorava” dhe menaxhmentin e NPL “Stacioni i Autobusëve” është arritur mirëkuptim për vazhdimin e marrëveshjes bazë të nënshkruar me shoqatën e transportuesve “Anamorava” për lirimin prej 50 për qind për peron deri më 15 shtator si dhe largimi i taksistëve ilegalë.

“Komuna e Gjilanit, respektivisht Dejtoria e Inspekcionit dhe inspektorët komunalë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të intensifikojnë aktivitetet për mbikëqyrjen në kuadër të kompetencave ligjore dhe përgjegjësive që kanë të vazhdojnë me aktivitete të rregullta në teren, për të parandaluar operimin e taksive ilegalë”, thekson njoftimi.

 

Ndërpritet protesta e transportuesve në Gjilan, fillon puna në të gjitha vijat e mëhershme Gjilan, 19 gusht 2020 –...

Publiée par Komuna e Gjilanit sur Mercredi 19 août 2020

(Kosova Sot Online)