Dasmë në Prizren, Policia i “përzë” pjesëmarrësit

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 11:42
Dasmë në Prizren, Policia i “përzë” pjesëmarrësit

Është ndërprerë një aheng familjar i mbajtur të hënën në mbrëmje në komunë e Prizrenit.Policia ka njoftuar se i ka shpërndarë të ftuarit e këtij ahengu, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Tutje në po këtë komunë, policia ka ndaluar 4 persona, të cilët pas mesnatës, po shëtisnin  duke mos respektuar kështu vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Policia njofton se ka ndaluar edhe dy persona të tjerë për po të njëjtën arsye dhe se rastet kanë shkuar me procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)