Reagon Posta: S’ka pasur rast vdekjeje dje në ndërmarrjen tonë

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 12:14
Reagon Posta: S’ka pasur rast vdekjeje dje në ndërmarrjen tonë

Posta e Kosovës ka reaguar rreth raportimit për vdekjen e një punonjësi të kësaj ndërmarrjeje. Në reagim, Posta ka mohuar se ka ndodhur një gjë e tillë.

“Sqarojmë mediat dhe publikun e gjerë, se në ndërmarrjen publike, Posta e Kosovës Sh.A., nuk ka pasur rast të vdekjes së punonjësit, siç është raportuar sot në media”, thuhet në reagim.

Është raportuar se viktima është gjetur i vdekur pasditen e së martës.

Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)