Ky është punëtori i Telekomit që vdiq në vend të punës

  • G.G /
  • 19 August 2020 - 12:31
Ky është punëtori i Telekomit që vdiq në vend të punës

Një punëtor i Telekomit të Kosovës ka ndërruar jetë në vend të punës kanë bërë të ditur nga Sindikata.

Në një shkrim në Facebook nga Fsp Ptk kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Halim Hajdarin.

“Me pikëllim të thellë, dje me datë 18.08.2020 morëm lajmin tragjikë të vdekjes së parakohshme në vedin e punës të Halim Hajdari (1966 – 2020). Të gjitha organet kompetente kanë qenë në vendin e punës për zhvillimin e ekzaminimeve dhe procedurave të tyre, jemi në pritje të konfirmimit për rrethanat e vdekjes”, thuhet në njoftim.

“Halim Hajdari ka qenë teknik i dalluar në MDF/Prishtinë, i cili me përkushtimin dhe punën e tij nga viti 2000 ka dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e Telekomit. Telekomi i Kosovës nga dje, ka mbetur pa njërin nga Tekniket më profesional, ndërsa koleget dhe shokët kanë humbur mikun më të mire”, bëhet e ditur.

 

Njoftim Mortor Me pikëllim të thellë, dje me datë 18.08.2020 morëm lajmin tragjikë të vdekjes së parakohshme në vedin...

Publiée par Fsp Ptk Profili Zyrtar sur Mercredi 19 août 2020

(Kosova Sot Online)