38 pacientë po trajtohen për COVID-19 në Spitalin e Vushtrrisë, 4 në gjendje të rëndë

  • G.G /
  • 19 August 2020 - 12:53
38 pacientë po trajtohen për COVID-19 në Spitalin e Vushtrrisë, 4 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar 38 pacientë për koronavirus, 4 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 23 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

Sipas njoftimit të spitalit 30 prej tyre janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

Ndërsa 8 persona që janë duke u trajtuar në spital, ende nuk janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” ka edhe staf mjekësor.

8 infermierë dhe 1 staf tjetër mjekësor janë të infektuar me koronavirus.

(Kosova Sot Online)