LDK i ka punët “llugë” sipas Arbërie Nagavcit të Vetëvendosjes

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 15:25
LDK i ka punët “llugë” sipas Arbërie Nagavcit të Vetëvendosjes

Nënkryetarja e Kuvendit,  Arbërie Nagavci i ka përmendur disa raste kur anëtarë të LDK’së kanë pasur qëndrime ndesh me vendimet e partisë, e nuk janë përjashtuar siç ka ndodhur me rastin e kryeparlamentares Vjosa Osmanit.

“Teuta Rugova votoi për qeverinë e PAN-it, por nuk e përjashtuan. Lutfi Haziri, nënkryetar, rregullisht një herë në muaj del kundër qëndrimit të partisë së tij ;rreth kufijve, por nuk përjashtohet.

Lirie Kajtazi votoi kundër qëndrimit të partisë, kur u zgjodh Glauk Konjufca kryeparlamentar, por as atë nuk e përjashtuan. Njësoj, nuk u përjashtua as Avdullah Hoti i cili shkilte çdo ditë vendimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për koalicion me LVV-në, gjersa në dhjetor-janar bisedonte me deputetë të LDK e ua kërkonte votën për një koalicion me AAK-Nisma”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka thënë se e vetmja që është shkarkuar nga pozita e nënkryetares e u përjashtua nga kryesia është Vjosa Osmani.

“E vetmja që u shkarkua nga pozita e nënkryetares dhe u përjashtua nga Kryesia e LDK-së, është Vjosa Osmani. LDK ka rënë më poshtë se përtokë, ajo ka hyrë në nëntokë, aty ku e ka gjetur PAN-in duke e bërë PLAN-in”, ka thënë ajo.

 

Përjashtimet e përjashtimeve, Një rikujtim tani kur LDK po dëshiron të lë përshtypjen se gjithçka është normale, edhe...

Publiée par Arbërie Nagavci sur Mercredi 19 août 2020

(Kosova Sot Online)