Bilanci i koronavirusit në Kosovë, afro 12 mijë raste pozitive

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 08:06
Bilanci i koronavirusit në Kosovë, afro 12 mijë raste pozitive

Kosova ka aktualisht 11 mijë e 848 raste me koronavirus.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë ka arritur në 3 mijë e 739.

Deri tani, gjithsej 425 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe të njëjtit raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 122 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 7 mijë e 684.

Deri tani janë testuar gjithsej 45 mijë e 397 persona të cilët ishin të dyshuar për koronavirus.

(Kosova Sot Online)