Zemaj do të mbajë sot konferencë për media nga kjo komunë

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 08:12
Zemaj do të mbajë sot konferencë për media nga kjo komunë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do të vizitojë sot Komunën e Prizrenit, ku do të takohet me autoritetet e pushtetit lokal.

Ai do të vizitojë Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Vizita do të mbyllet në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, ku në ora 15:00 do të mbahet edhe konferenca për media, ku do të kumtohen rezultatet ditore për COVID-19.

(Kosova Sot Online)