Vdes milioneri, u helmua në një klub nga dy prostituta

  • E.K /
  • 20 gusht 2020 - 09:45
Vdes milioneri, u helmua në një klub nga dy prostituta

Një milioner ‘playboy’ i përfolur më parë për një grabitje prej dhjetra miliona euro në vepra arti, ka vdekur pas helmimit në një klub seksi që frekuentonte.

Detektivët në Rumani thanë se Constantin Dinescu kishte vdekur pak pas takimit me dy prostitutat e tij të preferuara.

69 vjeçari i pasur njihej ndryshe si “baroni i luksit” për koleksionin e tij të makinave sportive dhe të artit klasik, aq sa më parë është përforlur si i lidhur me grabitjen e profilit të lartë në muzeumin e artit Kunsthal, në Rotterdam të Hollandës.

Vjedhja është kryer nga një bandë rumune dhe detektivët besojnë se pikturat ishin vjedhur për t’i shitur më pas te Dinescu.

Mes tyre perfshihet vepra e Pablo Picassos ‘Tete d’Arlquin’, ajo e Henri Matisse ‘La Liseuse en Blanc et Jaune’ deh piktura e Claude Monet ‘Ura e Charing Cross’.

Shtëpia e Dinescu thuhet se kishte dhoma sekrete për galeri ilegale arti.

Sipas raportimeve ai ishte ndjerë keq në pallatin e tij në liqenin Snagov të Rumanisë, por hetuesit zbuluan se individi kishte humbur ndjenjat në makinën e tij pranë klubit të prostitutave.

Oficerët po punojnë në pistën se milioneri është helmuar nga një vajzë ukrainase të e cila ai shkonte vazhdimisht.

“Thuhet se ai ka qenë me një vajzë seksi nga Ukraina dhe ajo ka hedhur diçka në pijen e tij”, thuhej në një prej raportimeve të mediave lokale.

(Kosova Sot Online)