Takimi i koalicionit u shty për shkak të Fatmir Limajt

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 11:19
Takimi i koalicionit u shty për shkak të Fatmir Limajt

Fatmir Limaj nuk gjendet në Kosovë, e kjo duket se është arsyeja që u anulua për sot takimi mes liderëve të LDK’së, të AAK’së dhe të Nismës, me kryeministrin Hoti.

Takimi i liderëve të koalicionit qeverisës me kryeministrin Avdullah Hoti është shtyrë për të hënën.

Nga Nisma Socialdemokrate tregojnë se lideri i partisë, Fatmir Limaj nuk gjendet në Kosovë.

Anulimi i takimit është konfirmuar nga zëdhënësi i AAK’së, Lulëzim Blakaj.

 “Sot nuk mbahet takimi i paralajmëruar, është shtyrë për ditën e hënë”, ka thënë ai.

Takimi u paralajmërua sapo Kryeministri Hoti u shërua nga Covid 19 dhe u kthye në zyrë. Ndërsa nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutoheshin aty.

Javëve të fundit ka pasur përplasje publike mes shefit të qeverisë dhe AAK’së. 

(Kosova Sot Online)