Këta janë anëtarët e rinj të Bordit për trajtim jashtë vendit dhe Komisionit për vlerësim

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 12:05
Këta janë anëtarët e rinj të Bordit për trajtim jashtë vendit dhe Komisionit për vlerësim

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka njoftuar se sot ka emëruar anëtarët e rinj të Bordit për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Zemaj ka thënë se qëllimi i politikave të tij është që të fuqizohen kapacitetet profesionale dhe shërbimet mjekësore brenda Kosovës dhe të ulet numri i pacientëve që kërkojnë shërim jashtë vendit.

Ministri në Bordin e ri ka emëruar Petrit Bruqin, kryesues, ndërsa anëtarët janë Lulzim Emini, Zana Haraqia, Fakte Hoxha-Haziri dhe Bujar Muqolli.

Ndërkaq në Komisionin për vlerësimin mjekësor për implementimin e programit mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore, janë emëruar Fadil Beka, kryesues dhe anëtarët Milazim Veselaj, Jeton Shatri, Shkelzen Elezaj dhe Naser Berisha. 

(Kosova Sot Online)