Pas 30 vitesh familja nga Deçani e fal gjakun e vëllait të vrarë

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 12:19
Pas 30 vitesh familja nga Deçani e fal gjakun e vëllait të vrarë

Familja e heroit Ismet Ukaj nga Strellci i Deçanit ia ka falur gjakun e vëllait të vrarë 30 vjet më parë familjes Zenelaj, nga po ky fshat.

Përfaqësuesi i familjes Haki Ukaj tha se gjakun e vëllait po e fal për hir të të rënëve për liri, por ehe për ta nderuar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj që ishte prezentë me këtë rast.

“Ne familja Ukaj e kemi sos me ja fal gjakun e vëllait familjes Zenelaj. Gjakun duam me fal për hir të dëshmorëve dhe atyre që dhanë jetën për liri, gjakun po ja falim kryeministrit Haradinaj”.

Ish-kryeministri Haradinaj tha se me këtë akt dëshmohet se populli shqiptar është popull me vlera dhe e ka të garantuar zhvillimin dhe ecjen përpara.

“Jemi popull që kemi vlera si popull, e ndërmarrin një hap kaq fisnik që me fal gjakun. Kjo na dëshmon që mundemi me ec përpara, faleminderit shumë nënë Sabrije dhe të gjithë familjes”.

“Kurrë mos u derdhtë gjak shqiptari prej shqiptarit”.

Përderisa kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj faljen e gjakut nga familja Ukaj e ka qujatur akt fisnik.

“Po i nderojmë të gjithë dëshmorët e atdheut me zbulimin e kësaj shtatore. Sot bëhet një akt fisnik”.

Më pas edhe është bërë zbulimi i shtatores së heroit.

(Kosova Sot Online)