Përplasja me Greqinë, Turqia pretendon se ka gjetur burime nafte

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 12:25
Përplasja me Greqinë, Turqia pretendon se ka gjetur burime nafte

Turqia ka zbuluar burime të reja të gazit natyror në Mesdheun lindor. Të paktën kështu bën me dije për Euronews Turkish një burim i afërt i presidencës. Konfirmimi vjen pasi vetë presidenti Erdogan është shprehur se të premten do të bëjë me dije një lajm të mirë.

Sipas të dhënave, Turqia ka dërguar tashmë anijen shpuese “Kanuni” nga porti jugor turk i Mersinit në zonën ende të pazbuluar. Kjo anije ka një ekuipazh prej 35 personash dhe është në gjendje të shpojë 3,000 metra në një thellësi prej 12 mijë metrash.

Një hap i tillë do të shënonte një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve, të mosmarrëveshjeve territoriale me Greqinë dhe Qipron në Mesdheun lindor, ku Turqia po kërkon naftë dhe gaz në ujërat e debatueshme.

 Greqia dhe Qiproja mbështeten nga BE në mosmarrëveshjen për të drejtat e shpimit për gaz në Mesdheun Lindor. Sipas bllokut, Turqia po kërkon gaz në ujërat territoriale greke dhe qipriote në mënyrë të paligjshme.

 Franca ka rritur përkohësisht praninë e saj ushtarake për të larguar aksion turk, ndërsa Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se BE ishte e shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve.

Ankaraja rifilloi kërkimin e saj në ujërat e Mesdheut javën e kaluar pasi negociatat e ndërmjetësuara nga Gjermania me Greqinë u rrëzuan kur Athina njoftoi një marrëveshje të delimitimit detar me Egjiptin – në shenjë hakmarrjeje për një marrëveshje të ngjashme midis Turqisë dhe Libisë.

 Erdogan është shprehur se presioni evropian nuk do ta detyrojë aspak të ndryshojë drejtim.

 Anijet greke dhe turke janë shpërndarë në një zonë midis ishujve të Kretës dhe Qipros pasi Turqia dërgoi një anije për të kërkuar naftë dhe gaz në ujërat për të cilat Greqia pretendon se janë vendosur mbi zonën e saj kontinentale.

Rajoni është kthyer në një pikë të nxehtë energjie në vitet e fundit, me Qipron, Izraelin dhe Egjiptin, të gjithë duke zbuluar burime të rëndësishme natyrore.

 Dhe Ambiciet e Turqisë për të siguruar gjithashtu një pjesë të burimeve natyrore në Mesdheun lindor mund të tensionojnë më tej marrëdhëniet me fqinjët e saj evropianë.

(Kosova Sot Online)