Grenell pjesë e klipit të republikanëve për të drejtat e komunitetit LGBT, Trump: Nder i veçantë

  • G.G /
  • 20 August 2020 - 12:30
Grenell pjesë e klipit të republikanëve për të drejtat e komunitetit LGBT, Trump: Nder i veçantë

I dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është bërë pjesë e fushatës së republikanëve për garën presidenciale të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grenell në një insert disa minutësh, lavdëron punën e Presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që ka bërë ndaj komunitetit LGBTI

Ai shprehet mirënjohës ndaj Presidentit Trump, i cili i ka dhënë mundësinë që të jetë personi i parë homoseksual në kabinetin e tij.

Sipas Grenell fakti që është homoseksual, nuk e ka zbehur aspak karakterin e Donald Trump që ta mbajë pjesë të stafit.

Lidhur me këtë paraqitje të tij, të menjëhershëm e pati reagimin Presidenti Donald Trump, i cili për Richard Grenell u shpreh se e ka nderuar jashtëzakonshëm.

(Kosova Sot Online)