Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet familja pesë anëtarësh

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 13:19
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet familja pesë anëtarësh

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”. Si pasojë e aksidentit, ka edhe persona të lënduar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka shkruar në Facebook se ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

Hoti ka shkruar se në këtë aksident është lënduar një familje pesë anëtarësh nga Mitrovica.

“Shpejtësia vret. Dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm në autostradën Ibrahim Rugova. Fati ishte në anën e një familjeje 5 anëtarëshe nga Mitrovica, të cilët i nxorrëm të gjallë nga vetura dhe pas ndihmës së parë në vendngjarje, u dërguan për ekzaminime e mjekim të mëtejmë në Malishevë e Prizren”, ka shkruar Hoti.

 

Shpejtësia vret. Dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm në autostradën "Ibrahim Rugova". Fati ishte në anën e një...

Publiée par Faik Hoti sur Jeudi 20 août 2020

(Kosova Sot Online)