158 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 15:19
158 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 158  raste të reja me Covid-19. Kjo u bë e ditur nga ana e Drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani. Ramadani tha që situata epideimologjike në Kosovë po vazhdon që të hecë me trendin e ulies së rasteve, megjithatë, sipas tij Kosova ende ka shumë punë për ta zhdukur virusin.

Mëgjithëkëtë, në 24 orëvt e fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 471 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 12.006 raste nga 45.868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 438 raste të vdekjes.

(Kosova Sot Online)