Lajm i mirë: Shërohen 245 persona nga Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 15:27
Lajm i mirë: Shërohen 245 persona nga Covid-19 në Kosovë

Në vendin tonë përgjatë 24 orëve të fundit 245 persona janë shëruar plotësisht nga infeksioni Covid-19. Kjo u bë e ditur nga ana e IKSHPK’së.

“245 të shëruar dhe 158 raste me Covid-19”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.639.

Megjithëkëtë, numri total i rasteve pozitive është 12.006 raste nga 45.868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 438 raste të vdekjes.

Rastet pozitive me Covid-19 sot janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kaçanik, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dher Skenderaj.

(Kosova Sot Online)