Konfirmohet takimi i krerëve të koalicionit: Mësohet se çfarë do të bisedojnë të hënën LDK-AAK-NISMA

  • E.K /
  • 21 August 2020 - 08:11
Konfirmohet takimi i krerëve të koalicionit: Mësohet se çfarë do të bisedojnë të hënën LDK-AAK-NISMA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se të hënën do të takohen krerët partive të koalicionit.

Kështu tha ai  ku shtoi se takimi fillon nga ora 15:00.

Haradinaj ka thënë se takimi, në të cilin pritet të flitet kryesisht për dialogun me Serbinë, para takimit të 2 shtatorit në Washington, do të zhvillohet më 24 gusht.

“Takimi do të mbahet të hënën, në orën 15”, ka bërë të ditur ai.

Kujtojmë se takimi i koalicionit ishte paraparë që të zhvillohej sot, por u shtye pasi lideri i Nismës, Fatmir Limaj nuk ndodhej në Kosovë.