AKK mbanë konferencë lidhur me çmimet e laboratorëve privatë që kryejnë teste serologjike

  • E.K /
  • 21 August 2020 - 09:15
AKK mbanë konferencë lidhur me çmimet e laboratorëve privatë që kryejnë teste serologjike

Ministria e Shëndetësisë ka licencuar disa laboratorë privatë për kryerjen e testimit për virusin SARS CoV 2. Për çka, Autoriteti i Kosovar i Konkurrencës ka ndërmarrë të gjitha masat për monitorimin e këtij tregu, në mënyrë që të evitohen çfarëdo shkelje e mundshme e konkurrencës.

AKK ka treguar se janë duke i monitoruar gjitha veprimet e këtyre institucioneve private, por me theks atë në caktimin e çmimeve të shërbimeve.

E rreth procesit të monitorimit të çmimeve, Autoriteti i Kosovar i Konkurrencës do të mbajë sot konferencë për media.

“Në Autoritetin e Konkurrencës nuk kemi pranuar ende ndonjë ankesë nga qytetarët, por i ftojmë të gjithë që t’i drejtohen AKK-së në rast se shohin ndonjë parregullsi eventuale. Po ashtu, i ftojmë sërish edhe laboratorët e licencuar që t’i drejtohen Autoritetin të Konkurrencës në rast se kanë nevojë për ndonjë sqarim lidhur me këtë çështje. Gjithashtu ju njoftojmë se çdo të premte, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do jap deklaratë për medie rreth procesit të monitorimit të çmimeve”, thuhet në komunikatën për media nga AKK.

(Kosova Sot Online)