Policia e Kosovës kontrollon shtëpinë e një prishtinasi, gjejnë arsenal armësh

  • E.K /
  • 21 August 2020 - 10:27
Policia e Kosovës kontrollon shtëpinë e një prishtinasi, gjejnë arsenal armësh

Policia e Kosovës mbrëmë kanë bastisur shtëpinë e një prishtinasi dhe pronat e tjera të tij, me ç’rast kanë gjetur e kanë sekuestruar pushka, fishekë, karikatorë e mjet shpërthyes.

Sipas të dhënave në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it të cilët në mënyrë të sigurt mjetin shpërthyes e kanë tërhequr nga ai lokacion.

Nuk raportohet për të arrestuar.

 “PRISHTINë 20.08.2020-15:05. Njësitë policore gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e  të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjysmë automatike, një pushkë ajrore, pesëqind e tridhjetegjashtë (536) fishek të kalibrave të ndryshëm, tre karikatorë të armës dhe një mjet shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it të cilët në mënyrë të sigurt mjetin shpërthyes e kanë tërhequr nga ai lokacion. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt dhe nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim

(Kosova Sot Online)