Policia e Kosovës ka një apel për qytetarët: Na ndihmoni ta lokalizojmë këtë person në foto

  • E.K /
  • 21 August 2020 - 10:31
Policia e Kosovës ka një apel për qytetarët: Na ndihmoni ta lokalizojmë këtë person në foto

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:  EGZON (Kamer) BACAJ i lindur me 10.02.1990 në Prishtinë.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Kultivim i bimës se hashishit, shkurres se kokainës ose bimëve të kanabisit”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

(Kosova Sot Online)