Vdes në rrethana të dyshimta një person në Malishevë

  • E.K /
  • 21 August 2020 - 10:33
Vdes në rrethana të dyshimta një person në Malishevë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në komunë e Malishevës është gjetur një person pa shenja jete.

Në vend të ngjarjes, ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“Malishevë 20.08.2020-14:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)