Sabit Geci në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të infektimit me COVID-19

  • G.G /
  • 21 August 2020 - 10:58
Sabit Geci në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të infektimit me COVID-19

Ish ushtari i  UCK-së, Sabit Geci mbrëm në mesnatë është dërguar me urgjencë në Kliniken e Infektives për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore si pasoj e infektimit me Coronavirusi.

Sipas burimeve të sigurta të Syrit brenda klinikës, Geci është pranuar pak para a orës 00:00 të natës se mbrëmshme dhe në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore.

Burimi ka thënë se është menduar edhe dërgimi i tij jashtë vendit pasi ai vuan edhe nga disa sëmundje të tjera.

Por në mëngjesin e sotëm gjendja e tij ka filluar të përmirësohet dhe po pritet të shihet reagimi i terapisë që ka filluar të trajtohet, i ka thënë burimi Syri.net Kosovës.

Kujtojmë së në vendin tonë deri tani janë infektuar mbi 12 mijë persona.

(Kosova Sot Online)