Pas kërkesës nga bizneset, e diela rikthehet ditë pushimi në Mitrovicë

  • E.K /
  • 21 August 2020 - 11:31
Pas kërkesës nga bizneset, e diela rikthehet ditë pushimi në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se, kryetari, Agim Bahtiri, ka vendosur që të rikthehet vendimi, që dita e diele të jetë ditë pushimi.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së 56 bizneseve, thuhet  në njoftimin e komunës.

Njoftimi i plotë:

Pas  shqyrtimit  të kërkesave së pesëdhjetë e gjashtë bizneseve,  për caktimin e ditës së diel  pushim, kryetari Bahtiri duke marrë parasysh kërkesën e tyre dhe gjendjen pandemike në vend, vendos  për rikthimin e vendimit, që e diela të jetë pushim.

Vërejtje: ky vendim hynë në fuqi duke filluar nga, diela e parë e  këtij muaji përkatësisht nga data 23.08.2020.

(Kosova Sot Online)