Hoti të hënën takohet me kryetarët e komunave

  • E.K /
  • 21 August 2020 - 13:11
Hoti të hënën takohet me kryetarët e komunave

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se për të hënën në orën 11:00 ka ftuar në takim të gjithë kryetarët e komunave.

Ai ka thënë se bashkë me zëvendëskryeministrin, Goran Rakiq do të njoftojë mbi fondet që janë ndarë për komunat.

“Ftoj në këtë takim edhe ministrin e Arsimit dhe ministrin e Shëndetësisë. Do t’i kemi tri tema për diskutim”, ka thënë sot kryeministri Hoti në mbledhjen e Qeverisë.

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje me disa pika të rendit të ditës.

(Kosova Sot Online)