Rusia teston vaksinën kundër Covid-19

  • A.P /
  • 21 August 2020 - 22:57
Rusia teston vaksinën kundër Covid-19

Rusia njoftoi ditën e enjte se javën tjetër do të fillojnë provat klinike të vaksinës të koronavirusit. Më shumë se 40,000 vullnetarë do të marrin pjesë për testimin e vaksinës të quajtur, “Sputnik V”.

“Javën tjetër do të nisë një studim klinik mbi efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës “Sputnik V” në Rusi”, tha Fondi Sovran rus, bashkëpunëtor në zhvillimin e vaksinës, duke specifikuar se më shumë se 40 000 vullnetarë dhe 45 qendra mjekësore do të marrin pjesë në studim”

Presidenti Vladimir Putin tha në fillim të këtij muaji se Rusia ishte vendi i parë i cili regjistroi një vaksinë kundër koronavirusit, megjithëse ky njoftim u prit me kujdes nga shkencëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të cilët thanë se kjo vaksinë ende kishte nevojë për një rishikim të rreptë sigurie.

Vaksina “Sputnik V”, e emërtuar sipas satelitit të parë artificial në histori, është parë me skepticizëm në të gjithë botën, në veçanti për shkak të mungesës së një faze përfundimtare të testimit në kohën e shpalljes së saj.

(Kosova Sot Online)