Epidemiologu “befason” sërish: Maskat, të rrezikshme, nuk duhet të mbështetemi tek to

  • E.K /
  • 22 August 2020 - 10:03
Epidemiologu “befason” sërish: Maskat, të rrezikshme, nuk duhet të mbështetemi tek to

Anders Tegnel, epidemiologu kryesor në Agjencinë e Shëndetit Publik të Suedisë, tha për Financial Times: “Është shumë e rrezikshme të besosh se maskat në fytyrë do të ndryshonin situatën e COVID-19″.

“Maska për fytyrën mund të jetë një plotësues i gjërave të tjera kur gjërat e tjera janë të sigurta. Por, të mbash maska për fytyrën dhe më pas të grumbullosh njerëzit masivisht nëpër autobusë dhe qendra tregtare është padyshim një gabim,” tha ai.

Tegnel, i cili shihet si arkitekti që qëndron pas strategjisë së diskutuar anti-karantinim të Suedisë, mbështeti pohimin e tij duke krahasuar vendet si Spanja dhe Belgjika që rekomandonin maska dhe që ende kishte numër të lartë të rasteve të COVID-19.

Që nga 20 gushti, Suedia ka 85.411 raste të konfirmuara të COVID-19 me 5,802 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins.

(Kosova Sot Online)