Kur do marr fund pandemia e koronavirusit, flet kreu i OBSH-së: Do duhen dhe kaq vite

  • G.G /
  • 22 August 2020 - 10:15
Kur do marr fund pandemia e koronavirusit, flet kreu i OBSH-së: Do duhen dhe kaq vite

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp është shprehur se shpreson që pandemia e Covid-19 të ndalet në më pak se dy vite dhe të marrë fund gjatë këtyre viteve.

Ndër të tjera ai ka marrë si shembull gripin spanjoll, i cili filloi në vitin 1918 dhe përfundoi në 1920, pas 4 valash.

Shefi i OBSH-së tha se tani situata është ndryshe për shkak se mjekësia me teknologjinë e përparuar dhe njohuritë ka shans ta ndalë atë.

‘’Situata jonë tani me më shumë teknologji, natyrisht me më shumë lidhje, virusi ka një shans më të mirë për t’u përhapur, ai mund të lëvizë shpejt .Në të njëjtën kohë kemi teknologjinë dhe njohuritë për ta ndaluar atë.’’- tha Adhanom.

(Kosova Sot Online)