Inteligjenca amerikane: Zyrtarët e Wuhanit e mbajtën Pekinin në errësirë për javë të tëra rreth COVID-19

  • E.K /
  • 22 August 2020 - 11:29
Inteligjenca amerikane: Zyrtarët e Wuhanit e mbajtën Pekinin në errësirë për javë të tëra rreth COVID-19

Inteligjenca amerikane ka mbledhur informacione që dëshmojnë se zyrtarët në Wuhan, mbajtën në errësië totale zyrtarët e lartë shtetëror të Kinës, duke mos i informuar për javë të tëra rreth coronavirusit që rezultoi në pandemi globale të quajtur COVID-19, raporton CNN.

Raportimet gjithashtu thonë se kur Partia Komuniste kineze mësoi për virusin, ajo kërkoi fshehjen njohurive rreth virusit nga pjesa tjetër e botës – duke shfaqur një pamje të përgjithshme të një sistemi politik të fshehtë, thanë zyrtarët amerikanë.

Edhe para se amerikanët të fillonin të sëmuren, komuniteti i inteligjencës amerikane kishte gjurmuar se zyrtarët në Wuhan fillimisht nuk i dhanë Pekinit pamjen e plotë për ashpërsinë e situatës.

Zyrtarët amerikanë gjithashtu besojnë se erdhi një pikë kur zyrtarët e lartë të Pekinit u informuan gjerësisht rreth shpërthimit në Wuhan dhe kuptuan se virusi po përhapet shumë shpejt, por vazhduan publikisht të minimizojnë situatën.

Ndërkohë, administrata Trump vazhdimisht ka akuzuar autoritetet kineze gjera zyrtarët amerikanë thonë se sjellja e shtetit aziatik i përshtatet një modeli që u pa gjithashtu gjatë shpërthimit të SARS-it, ose sindromit të rëndë akut të frymëmarrjes, e cila ndodhi në vitin 2003.

Ndryshe, SHBA-ja po vazhdon të mbledhë informacione rreth shpërthimit të coronavirusit në Kinë, inteligjenca përmban prova të padiskutueshme të përpjekjes për ta mbuluar pandeminë.

(Kosova Sot Online)