Prizrenasi gjuan me armë në festën e ditëlindjes, policia i shkon në shtëpi dhe e arreston

  • E.K /
  • 22 August 2020 - 11:38
Prizrenasi gjuan me armë në festën e ditëlindjes, policia i shkon në shtëpi dhe e arreston

Një personit nga fshati Nashec i Prizrenit i doli dje punë me Policinë e Kosovës.

I njëjti, kishte organizuar një aheng për ditëlindjen e tij, teksa për të festuar aty u përdorën edhe armët.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë pneumatike, ndërsa tek i dyshuari i dytë  që kishte qenë prezent aty është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishek.

Në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe DVR i kamerave të sigurisë, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)