Brenda një dite gjashtë raportime të dhunës në familje

  • G.G /
  • 22 August 2020 - 13:13
Brenda një dite gjashtë raportime të dhunës në familje

Gjashtë raste të dhunës në familje raportohet të kenë ndodhur vetëm brenda një dite në Kosovë.

Prishtinë, Fushë Kosovë, Gjilan, Klinë e Gjakovë janë vendet ku në 24 orë u raportua dhuna në familje.

Policia e Kosovës ka raportuar se në një sulm mes dy vëllezërve ka ndodhur në Prishtinë në paraditen e së premtes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Si jo rrallëherë dhuna po bëhet ndaj grave.

Gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar një person meqë kishte sulmuar gruan e tij, e cila shkak i lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njoftojnë nga policia.

Pre e kërcënimit kësaj here ishte një grua në Gjilan. Ajo nëpërmjet telefonit është kërcënuar nga ish-bashkëshorti i saj. Për çka kërcënuesi është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes telefonit kishte kanosur viktimën (ish bashkëshorten e tij) femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Dhunë fizike është bërë edhe ndaj një gruaje në Gjilan. Si pasojë e lëndimeve të marra nga bashkëshorti i saj, ajo është dashur të marrë tretman mjekësorë.

“Gjilan 21.08.2020-04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht (bashkëshorten e tij) viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

Po ashtu edhe në Klinë në pasditen e së premtes një grua u sulmua nga bashkëshorti i saj.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

E dhunë tjetër po ashtu ndaj gruar ka ushtruar edhe një person në Gjakovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

(Kosova Sot Online)